Partia e kryeministrit Luis Montenegro fiton zgjedhjet vendore në Portugali, merr shumicën e bashkive në vend
Partia Socialdemokrate e kryeministrit portugez, Luis Montenegro ka fituar shumicën e bashkive kryesore në zgjedhjet lokale të së dielës. Ndërsa Chega e ekstremit të djathtë fitoi tre pozicione kryebashkiake për herë të parë.
Sipas asaj çfarë kanë raportuan mediat e huaja, PSD kryeson në zgjedhjet lokale, duke kontrolluar më shumë këshilla dhe qendra kryesore urbane si Sintra, Gaia, Lisbona dhe Porto. PSD mori 30,000 vota më shumë në Lisbonë sesa në zgjedhjet e mëparshme në vitin 2021, me kryetarin e bashkisë Carlos Moedas të rizgjedhur.
Ndërkohë, Socialistët fituan fitore të rëndësishme, duke rifituar pesë kryeqytete distriktesh. Chega e ekstremit të djathtë, e cila përfundoi e dyta në zgjedhjet e fundit legjislative, fitoi zgjedhjet lokale për herë të parë, duke kapur tre vende kryebashkiake në Entroncamento, Albufeira dhe Santana.
Presidenti i partisë Andre Ventura e përshkroi atë si një natë të mirë, por pranoi se partia nuk arriti qëllimet e saj të përgjithshme. Edhe pse Chega dështoi të kapte bashkitë kryesore, partia e ekstremit të djathtë zgjeroi praninë e saj në këshillat bashkiake në të gjithë vendin dhe mund të ndikonte në politikat në disa bashki.
