Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë/ Rudi Vata: Pavarësisht presionit të madh, skuadra jonë tregoi maturi dhe trimëri

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Sport Focus", e përshkroi fitoren kundër Serbisë si një moment të jashtëzakonshëm mbarëkombëtar, duke vlerësuar energjinë, maturinë dhe trimërinë e ekipit tonë në një sfidë me presion të madh.

" Mendoj që ishte një fitore e madhe mbarëkombëtare, me një kundërshtar historikisht i egër, me histori jo të këndshme.

Një hakmarrje sportive më bukur se kaq nuk mundet me u realizu.

Në një tokë shqiptare, por në një territor serb në hartën e territor serb. Mendoj se energjia e ekipit ishte si rallë herë.

Më pëlqeu shumë mënyra sesi e kishte përgatitur skuadra ndeshjen.

Pavarësisht se ka qenë një presion i madh, ne treguam maturi. Unë kuptova që në atë fushë presionin më të madh e kishin serbët dhe skuadra jonë tregoi vlera profesionale dhe trimëri", u shpreh Vata.