Hoti: Irani dhe Hamasi, humbësit kryesorë nga marrëveshja e re e paqes

I ftuar në “Ora News”, eksperti i çështjeve ndërkombëtare Dritan Hoti komentoi mbi zhvillimet më të fundit të konfliktit në Lindjen e Mesme, duke theksuar se faza e re e planit të paqes shënon një ndryshim të rëndësishëm strategjik dhe nxjerr jashtë ndikimit Iranin dhe Hamasin.

"Ky konflikt që zgjat prej 2 vitesh kishte një natyrë të modifikuar krahasimisht me konfliktin që zgjat prej 7-8 dekadash.

Ky konflikt kombinon anën ideologjike, teokratike, bindjet që kanë pasur me motivacion fetar, ato që quhen strukturat para ushtarake, me shqetësimin e shtetformimit, një strukturë aleance e cila përkrahej nga Irani.

Kemi pasur një dinamikë me etapa. Kemi pasur sulmin, domethënë një strategji ushtarake të shtetit të Izraelit përkunddrejt Hamasit dhe aleatëve të shtetit të Iranit dhe kemi pasur edhe një sulm ushtarak të rrufeshëm të Izraelit dhe mandaj një ndërhyrje bombarduese amerikane mbi lokacionet bërthamore të Iranit.

Kështu kemi arritur në një plan paqeje, i cili tani për tani eleminon rrezikun strategjik të Izraelit, një plan paqeje që mundëson atë që ju thatë, shkëmbimin, lirimin e pengjeve, përkunddrejt të burgosurve palestinez.

Projekton mandej dy humbës, që janë humbësit kryesor. Irani nuk është pjesë në këtë marrëveshje ku përfshihen Izraeli me Hamasin, për ti lënë autoritetin palestinez disa vendeve arabe dhe myslimane si Turqia.

Pra, Irani dhe Hamasi janë dy humbësit kryesorë nga kjo marrëveshje, nga kjo fazë e parë të një plani paqeje", u shpreh Hoti.