Al-Sisi nderon Trumpin me ”Urdhrin e Nilit” për rolin e paqes në Gaza
Presidenti egjiptian Abdel Fatah al-Sisi ka vendosur t’i japë presidentit të SHBA-së Donald Trump ‘’Urdhrin e Nilit’’, nderin më të lartë të vendit, në njohje të kontributit të tij në mbështetjen e përpjekjeve për paqe dhe përfundimin e luftës në Gaza.
Lajmin e bëri të ditur presidenca egjiptiane.
‘’Urdhri i Nilit’’ përbëhet nga një gjerdan prej ari të pastër i përbërë nga tre njësi katrore që paraqesin simbole faraonike: e para simbolizon mbrojtjen e vendit nga e keqja, e dyta prosperitetin dhe lumturinë e sjellë nga Nili, dhe e treta simbolizon mirësinë dhe qëndrueshmërinë.
Urdhri do t’i jepet Trump gjatë takimit të tij me Sisin në Sharm el-Sheikh këtë pasdite, në prag të samitit të paqes, në të cilin do të marrë pjesë një audiencë e gjerë udhëheqësish nga e gjithë bota dhe rajoni arab.
