Siri/ Marrëveshje në parim për integrimin e forcave kurde në ushtri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2025, 11:54
Udhëheqësi i kurdëve sirianë, Mazloum Abdi, njoftoi për AFP-në se kishte arritur një "marrëveshje në parim" me qeverinë qendrore në Damask mbi integrimin e trupave të tij në forcat e sigurisë siriane.
"Ne kemi arritur një marrëveshje në parim mbi mekanizmin për integrimin e Forcave Demokratike Siriane (SDF) dhe forcave të sigurisë së brendshme (kurde) në Ministritë e Mbrojtjes dhe të Brendshme", tha Abdi në një intervistë me agjencinë franceze të shtypit vonë të dielën në mbrëmje, më 12 tetor, në një bazë ushtarake në qytetin Hasakah, në verilindje të Sirisë.