Jerusalem, BBC: Nis operacioni për shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve në Gaza

Gazetari i BBC-së nga Jerusalemi raporton se ka nisur procesi i ndjeshëm i shkëmbimit të pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë.
Sipas ushtrisë izraelite, Kryqi i Kuq ndodhet aktualisht në rrugë drejt pjesës veriore të Rripit të Gazës, ku do të marrë disa nga pengjet izraelite që ndodhen ende në paraburgim.
Pas marrjes së tyre, besohet se organizata do t’i transferojë pengjet në zonën e Gazës të kontrolluar nga ushtria izraelite, për t’i dorëzuar më pas në bazën ushtarake Re’im, në jug të Izraelit.
Atje, pengjet do të ribashkohen me familjet e tyre dhe më pas do të transportohen në spitale për ekzaminime dhe kujdes mjekësor.
Ushtria izraelite ka njoftuar se helikopterë të forcave ajrore janë në gatishmëri për të dërguar menjëherë çdo peng që mund të ketë nevojë për trajtim urgjent.
OPERACIONI I LIRIMIT TE PENGJEVE

Shtatë pengje janë liruar dhe i janë dorëzuar Kryqit të Kuq në Rripin e Gazës, sipas raportimeve nga mediat izraelite.
Të liruarit janë identifikuar si: Gali Berman Ziv Berman Matan Angrest Alon Ohel Omri Miran Eitan Mor Guy Gilboa-Dalal!
Lajmi për lirimin e tyre u prit me brohoritje nga qytetarët e mbledhur në “Sheshin e Pengjeve” në Tel Aviv, ku që prej muajsh familjarët dhe mbështetësit kanë kërkuar kthimin e të afërmve të rrëmbyer nga Hamasi.
Sipas mediave të huaja, automjetet e Kryqit të Kuq do të kalojnë në zonat e kontrolluara nga Izraeli brenda Gazës, ku pengjet do t’u dorëzohen forcave izraelite.
Më pas, të liruarit do të transportohen në bazën ushtarake Rei’im, në jug të Izraelit, ku pritet të ribashkohen me familjarët e tyre.
Ky është lirimi i parë në kuadër të marrëveshjes së ndërmjetësuar për paqe dhe shkëmbim të pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit. Në orët në vijim, pritet që Hamasi të lirojë gjithsej 20 pengje që ende mbahen në Gaza.


