Trump mbërrin në Tel Aviv, pritet në aeroport nga Netanyahu, do të nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit

Presidenti i SHBA, Donald Trump sapo ka zbritur nga avioni i tij në aeroportin Ben Gurion në periferi të Tel Avivit.

Ai buzëqeshi dhe ngriti grushtin ndërsa zbriti nga shkallët.

Presidenti i SHBA u prit nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Sipas zyrës së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, Trump do të nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit, dekorata më e lartë civile që jepet nga shteti izraelit.

Ky vlerësim i jepet për përpjekjet e Trump në sigurimin e lirimit të 48 pengjeve të mbajtura nga Hamasi, 20 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë.

Presidenti Herzog pritet ta informojë zyrtarisht Trump për çmimin gjatë një takimi që do të zhvillohet sot në parlamentin izraelit (Knesset). Ceremonia e dhënies së medaljes pritet të mbahet në muajt në vijim.

Vizita e Trump në Izrael vjen në një kohë kur negociatat për paqe dhe lirimi i pengjeve janë në fokusin e opinionit ndërkombëtar.