U ekstradua nga Spanja, Gjykata e Posaçme lë në burg Juxhin Drazhin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2025, 13:40
Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Juxhin Drazhin, anëtar të grupit kriminal të njohur si “Troplinët”, i cili u ekstradua nga Spanja këtë fundjavë.
Drazhi, 34 vjeç, akuzohet për “Trafikim të narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
Ai u arrestua tre muaj më parë në Spanjë dhe u ekstradua drejt Shqipërisë për t’u përballur me drejtësinë, pasi akuzohet si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës nga Norvegjia drejt Belgjikës.
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar disa pasuri që dyshohet se i përkasin Drazhit dhe që janë përfituar përmes aktivitetit kriminal.
