PAMJET/ Makina përplaset me urbanin pranë mbikalimit të Patokut, dy të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2025, 09:43
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë mbikalimit të Patokut, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, fatmirësisisht jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhu në aksin Laç-Milot, ku një autoveturë është përplasur me një urban.
Fatmiresisht nga pasagjerët e autobusit nuk ka patur të lënduar, ndërsa të plagosurit në autoveturë janë dërguar me autoambulancë në spitalin e Traumës.
Në vendngjarje ndodhet dhe policia e qarkullimit ndërsa pritet dhe grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
