Pamje e rrallë, shkëputet masivi shkëmbor në Theth

Një masiv shkëmbor është shkëputur sot në zonën e Thethit, në vendin e njohur si “Shtegu i dhive”.

Pamjet e rralla janë filmuar nga një banor i zonës, Lekë Rraskadoli, i cili ka kapur momentin kur një pjesë e madhe e shkëmbit shkëputet dhe bie me zhurmë në terren.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

“Shtegu i dhive” është një nga pikat më të njohura të Thethit, që frekuentohet nga turistë vendas dhe të huaj për peizazhin spektakolar dhe shëtitjet në natyrë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)