Festa e madhe e 20-vjetorit në QTU/ Mijëra vizitorë, ulje deri në 70% dhe surpriza të mëdha këtë fundjavë

Mijëra vizitorë në QTU ditën e parë të festës.

Një ditëlindje që është shndërruar në një festë të madhe me pjesëmarrje të lartë nga mbarë vendi.

Janë uljet e mëdha të këtij përvjetori të 20-të të QTU-së që sapo ka filluar. Sot dhe nesër, uljet vijojnë deri në 70%.

Por nuk janë vetëm uljet që e bëjnë këtë fundjavë të veçantë. E diela ka rezervuar një surprizë të madhe me festën e tullumbaceve, që do të zhvillohet në orën 18:00, ku kuponë dhuratë do të hidhen për të gjithë të pranishmit.

Mos harroni! QTU do të shpërblejë të gjithë blerësit në çdo dyqan me një makinë elektrike Volkswagen ID.3, një prej modeleve më të fundit të teknologjisë.

Një ditëlindje që do të kujtohet gjatë, sepse ofron oferta unike dhe evente pafund. Nga fushata “Bli një dhe merr të dytën falas” deri te zbritjet deri në 70%, ndaj nxitoni të përfitoni, sepse gjithçka zgjat vetëm deri të dielën.

QTU pret rreth 8.2 milionë vizitorë në vit dhe është qendra që ka ndryshuar kulturën e blerjeve, duke ofruar gjithçka që kërkoni në një vend të vetëm — blerje të zgjuara, komoditet dhe eksperiencë për të gjithë familjen.