Mashtronte qytetarët duke u prezantuar si prokuror i SPAK, gjykata lë në burg Alban Muçon
Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e arrestit me burg ndaj Alban Muços, i cili u arrestua për mashtrime, pasi prezantohej si prokuror i SPAK-ut.
Gjatë seancës gjyqësore, Muço ka pranuar veprimin, duke deklaruar se “kishte krijuar bindjen se ishte prokuror i Prokurorisë së Posaçme”, por ka pretenduar se nuk kishte dëmtuar asnjë qytetar.
Në të kundërt me këtë qëndrim, hetimet kanë zbuluar se ai u kishte premtuar disa të rinjve në Sarandë punësime në institucionet e drejtësisë, duke u prezantuar si zyrtar i lartë i SPAK-ut.
Sipas dëshmive të mbledhura nga Prokuroria, Muço u kishte premtuar të rinjve vende pune si oficerë të policisë gjyqësore apo shoqërues të prokurorëve, madje me paga deri në 2,800 euro në muaj.
Në seancë, avokati mbrojtës Armand Çaushi kërkoi një masë sigurie më të lehtë, duke argumentuar se klienti i tij nuk përbën rrezik largimi dhe se nuk kishte qëllime kriminale, por po kalonte një fazë deluzionale, duke besuar se ishte vërtet prokuror.
Megjithatë, Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Alban Muços dhe vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ndërkohë, Prokuroria e akuzon atë edhe për shkelje të një mase tjetër arresti, të vendosur më herët ndaj tij.
Muço u arrestua të enjten. Madje dhe në momentin kur u paraqitën forcat e rendit ai pretendoi sërish se ishte prokuror I SPAK. Së bashku me të u ndalua dhe një 19 vjeçar të cilit pas kontrolleve iu zbulua dhe armë
