Mjekim të gabuar dhe neglizhencë në kurim/ Konfimohën masat për Roland dhe Ina Xhaxho, dhe mjeken Marta Gina.
Roland Xhaxho vajza e tij Ina Xaxho pronar të klinikës dentare Splendent do të qëndrojën në masën e sigurisë arrest shtëpie. Po ashtu edhe mjekja Marta Gina do të këtë të njëjtën masë sigurisë pasi prokruoria dyshon se këta persona janë përgjegjës për humbjen e jetës së Brian Spahisë ngjarje e ndodhur dy vitë më parë. Ndërsa dy mjekët e IML do të vijojnë të jenë në pezullim detyre deri në zbardhje të rrethanave të dosjes
Gjykata e Tiranës ka konfirmuar masat e arrestit të shtepisë për mjekun anestezist Roland Xhaxho, vajzën e tij mjeke dhe që ka klinikën Ina Xhaxho dhe Marta Gina të cilët akuzohen neglizhencë mjeksore dhe vrasja nga pakujdesia lidhur më humbjen e jetës së të miturit Brian Spahia.
Me përgjegjësi penale prokuoria ka bërë edhe dy mjeket Elton Serani dhe Erindo Allo, të cilët dyshohen për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim.
Prokuroria Alma Felaj u bind se personat nën hetim kishin kryer veprën penale pasi nga Italia erdhi aktekspetrtiza që provonte se humbja e jetës së Brian Spahisë erdhi sipasoje e anestezizë së lartë të dhënë në klinikën dentare.
Nga verifikimi u zbulua se nuk janë kryer kontrollet e nevojshme për identifikimin e saktë të gjendjes klinike para operacionit të pacientit.
Një tjeter shkelje e rëndë ka të bëjë më nxjerrjen nga spitali i të miturit, duke mos marrë parasysh gjithashtu rreziqet që lidhen me anestezinë dhe patologjitë nga të cilat vuante fëmija, e sidomos arsyet për një kohë të zgjatur zgjimi, pas ndërhyrjes si dhe shenja të tjera klinike.
Brian Spahia kishtë së bashku me prinderit kishte shkuar në klinikë për rregullimin e dhëbëve por që me vendim të anestezistit Roland Xhaxho u vendos që të ndërhyehej në 14 dhëmbë duke I bërë anestezi të plotë. Si pasoje e anestezisë së lartë të miturit iu dëmtua mëlcia. Roland Xhaxho u justifikua me faktin se ai nuk ishte vënë në dijëni për sëmundjet e fëmijes por ky argument nuk e ka bindur prokurorinë për ti lënë më masa lehtësuese.
