“Menduam se gjyqtarët do t’i vriste mafia, ndodhi e kundërta”, Artan Hoxha: Duhet të dilte populli në rrugë
Gazetari Artan Hoxha tha se kishin menduar më herët se në Shqipëri do të ndodhte si në qytete problematike ku mafia do të vriste gjyqtarët, por me rastin e Astrit Kalasë, ndodhi e kundërta.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Hoxha theksoi se ndryshe nga bota, që për ngjarje të tilla mbushin rrugët me protesta, në vendin tonë ndodhi ndryshe, pasi pati vetëm reagime 'pro' vrasësit nëpër rrjetet sociale çka e zuri dhe pa pregatitur sistemin.
Artan Hoxha: Simbolika e asaj ngjarje me përmasa të jashtëzakonshme. Përvecse është vrarë një gjyqtar, është vrarë në sallën e gjyqit. Ky vend ka kaluar kaq shumë furtuna dhe kjo s’ka ndodhur kurrë. Deklarata e zotit Sadushi duket sikur ka zbritur dje në Shqipëri, sikur ska jetuar këtu. Kjo ngjarje duket sikur e kishte nisur rrugën pritej vetëm data. Një sistem i tërë po çalonte dhe po krijonte pakënaqësi popullore. Kishim menduar se do të ndodhte në rrethana të tjera. Ne kemi krahasuar ngjarjen me qytetet si Palermo, dhe kemi menduar se mafia për shkak të luftës do të reagojë dhe në fakt ndodhi e kundërta. Jo ajo që paramenduam. Dhe kjo e zuri gafil sistemin. Jemi ndryshe nga bota, duhet të dilte populli në rrugë.
