CHATGPT NXJERR ZBULUAR ZJARRVËNËSIN/ 29-vjeçari dogji “Pacific Palisades” në Los Angeles, 12 viktima
Një 29 vjeçar është arrestua si i dyshuar për zjarrin e shkaktuar në 7 janar në Los Angeles ku humbën jetën 12 persona dh u dogjën shtëpitë e yjeve të Hollyëood. Hetuesit zbuluan se ai kishte përdorur ChatGPT për të gjeneruar imazhe dhe mesazhe lidhur me zjarre dhe skena dhune.
Një burrë 29-vjeçar është arrestuar si i dyshuar zjarrvënie të qëllimshme në Pacific Palisades në Los Angeles që shkaktoi 12 vikitma dhe shkatërroi më shumë se 6,000 shtëpi në janar.
Dëshmitë e mbledhura përfshijnë bisedat e Jonathan Rinderknecht me ChatGPT, thanë zyrtarët e departamentit të drejtësisë.
Ai e kishte përdorur inteligjencën artificiale disa herë për të krijuar imazhe dhe tekste që lidhen me zjarre, skena distopike dhe tema të dhunshme.
Hetuesit i gjetën këto në telefonin dhe kompjuterin e tij personal, dhe i përdorën si dëshmi kontekstuale për të ndihmuar në ndërtimin e profilit të të riut dhe motivit të mundshëm.
Në korrik 2024, ai kërkoi një imazh të një qyteti që digjet dhe përshkroi një skenë ku njerëzit e pasur qeshnin ndërsa kjo ndodhte.
“E dogja Biblën që kisha. Ndjesi fantastike. Ndihem shumë i çliruar.” Ishte një tjetër mesazh që ai i kishte shkruar Chatit.
Në të tjetër bisede e pyet: “A quhesh fajtor nëse një zjarr shkaktohet për shkak të cigars që mund të hedhësh në tokë?”
Zjarri i 7 janarit u cilësua si një nga zjarret më shkatërruese në historinë e Los Anxhelosit.
Zjarri në Palisades dogji më shumë se 9,308 hektarë dhe shkaktoi dëme prej rreth 150 miliardë dollarësh.
Duke zhdukur lagje të tëra, zjarri zgjati për më shumë se tre javë, duke shkatërruar edhe pjesë të Topangës dhe Malibusë.
Midis mijëra strukturave të shkatërruara nga zjarret ishin shtëpitë e shumë artistëve të famshëmsh, përfshirë Mel Gibson, Paris Hilton dhe Jeff Bridges.

