EKRANET, KËRCËNIM FAMILJAR! Princesha Kate paralajmëron për dëmet e varësisë dixhitale
Princesha e Uellsit, ka ngritur alarmin për ndikimin negativ të teknologjisë në jetën familjare. Ajo thotë se përdorimi i tepërt i telefonave dhe ekraneve po krijon një “epidemi shkëputjeje”. Në një ese të re, Catherine thekson se prindërit shpesh janë “fizikisht të pranishëm, por mendërisht mungojnë”. Princesha kërkon më shumë kohë reale mes familjeve dhe më pak varësi nga pajisjet dixhitale.
Princesha e Uellsit, Kate Midelton, se fundmi ka paralajmëruar se varësia nga ekranet po dëmton jetën familjare dhe lidhjet njerëzore.
Këtë deklaratë Kate e ka bërë në një ese të re, ku thotë se teknologjia, ndonëse na lidh, shpesh po na largon nga ata që kemi më afër, po na largon nga dashuria
Në esenë e saj “Fuqia e Lidhjes Njerëzore në një Botë të Shpërqendruar”, princesha thekson se telefonat dhe kompjuterët janë kthyer në një shpërqendrim të vazhdueshëm, që na pengon të jemi të pranishëm mendërisht me familjen.
Catherine thekson rëndësinë e marrëdhënieve të ngrohta dhe të shëndetshme në familje, duke paralajmëruar se mungesa e vëmendjes prindërore mund të ndikojë negativisht në zhvillimin emocional të fëmijëve.
“Kur kontrollojmë telefonat gjatë bisedave apo darkave familjare, po u heqim fëmijëve tanë formën më të thjeshtë të dashurisë, vëmendjen tonë.”, shkruan ajo.
Princesha dhe Princi Ëilliam përpiqen ta zbatojnë këtë edhe në familjen e tyre asnjë prej tre fëmijëve të tyre nuk ka ende një telefon inteligjent.
Në mesazhin e saj, Princesha Kate apelon për më shumë kohë cilësore në familje dhe më pak varësi nga teknologjia për një brez më të shëndetshëm, më të lidhur dhe më të lumtur.

