Pamje gëzimi dhe lehtësimi nga “Sheshi i Pengjeve” në Tel Aviv

Fytyra të ndritura, njerëz që përqafohen dhe trokasin gota, pamje nga Tel Avivi tregojnë gëzim dhe lehtësim pas lajmit për marrëveshjen midis Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas për t’i dhënë fund luftimeve në Rripin e Gazës.

Fotografitë e orëve të para sot vinin nga i ashtuquajturi “Sheshi i Pengjeve” në qendër të Tel Avivit vendi i shumë tubimeve dhe protestave gjatë dy viteve të fundit, ku familjarë dhe mbështetës kanë mbajtur gjallë kujtesën për viktimat e rrëmbyera nga Hamasi.

Në një nga fotografitë shihej dikush që valëviste një flamur amerikan, një shenjë se përparimi i shumëpritur po i atribuohet administratës së presidentit amerikan Donald Trump.

“Ne mund të marrim më në fund frymë sërish”, shkruhej në një letër të publikuar online nga” Forumi i Familjeve të Pengjeve” drejtuar  preidentitTrump, në të cilën të afërmit e ftojnë ta vizitojë Izraelin ose madje të mbajë një fjalim në shesh.

“Kjo mund të jetë një nga shfaqjet më të mëdha të mbështetjes në historinë e Izraelit për një mik dhe aleat”, thuhej në letër.