Gjasa reale për paqe në Gaza/ Mema: Përfaqësimi në nivele të larta në negociata, përparim në drejtimin e duhur

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në SHBA, Medlir Mema në një intervistë në Ora News u shpreh se përfaqësimi në nivele të larta në negociatat për paqe në Gaza, nënkupton që jemi duke përparuar pak në drejtimin e duhur.

Mema: Fakti që kemi dy përfaqësues të lartë që sapo përmendëm sepse herën e parë ishin përfaqësues më të ulët.

Por përfaqësimi më i lartë nga administrata Trump është një lajm i mirë në aspektin e të ardhmes së paqes.

Kemi gjithashtu edhe përfaqësues të lartë edhe nga Izraeli sikurse dhe nga Hamasi.

Nga dy organizatat të tjera palestineze, ashtu sikurse edhe nga inteligjenca turke.

Pra përfaqësimi në nivele të larta në këto negociata, nënkupton që jemi duke përparuar pak në drejtimin e duhur.