Mori lajmin se do të dëbohej nga shtëpia, 71-vjeçari italian hidhet nga ballkoni para avokatit të tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2025, 14:12
Një burrë 71-vjeçar humbi jetën këtë të mërkurë në Sesto San Giovanni të Italisë, pasi u hodh nga kati i gjashtë i banesës së tij gjatë një procedure dëbimi.
Mediat e huaja raportojnë se në momentin kur përmbaruesi dhe avokati i tij mbërritën për ta njoftuar zyrtarisht për dëbimin nga shtëpia, i moshuari u hodh papritur nga ballkoni.
Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar. Në banesë u gjet një shënim vetëvrasjeje, që dyshohet se është lënë nga vetë viktima.