Peci: Politikanët kanë një gjuhë shumë të ashpër ndaj drejtësisë, është krijuar një frustrim ndaj gjyqësorit
Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetari Ermal Peci tha se e gjithë klasa politike ka krijuar një koncept se shoqëria ka një frustrim ndaj vendimeve gjyqësore.
Peci: Në vitin 2013 kur ka ardhur qeveria Rama ka pasur një targetgrup për denoncomin e mjekut, duke e atashuar atë si hajdut. Ishte diçka shumë e rëndë, sepse i bënte bluzat e bardha sikur ishin aty për të zhvatur. Më pas vazhdoi me narrativën e gjyqësorit si të shantazhuar.
Edhe klasën politike sot e atashojnë si hajdutë. Është gjykata ajo që vendos nëse je i korruptuar apo sepse nëse vendosin studio dhe qytetarët do të na kthente shumë vite pas. Aktorët politikë kryesorë kanë një gjuhë shumë të ashpër në raport me sistemin e drejtësisë. Dhe e gjithë kjo ka krijuar një koncept se shoqëria ka një frustrim ndaj vendimeve gjyqësore.
