Gjoni: Sot Presidenti duhet të kishte mbledhur Këshillin e Sigurimit, ngjarja është shumë e rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2025, 22:47
Në “Drejt” nga Luan Rama, deputeti demokrat Gjin Gjoni tha se sot Presidenti i republikës duhet të kishte mbledhur këshillin e sigurimit sepse ngjarja është shumë e rëndë.
Gjoni: Sot Presidenti i republikës duhet të kishte mbledhur këshillin e sigurimit sepse ngjarja është shumë e rëndë dhe të bëhej një analizë e thellë me gjendjen e sigurisë në vend dhe se si duhet të veprohet. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në një gjykatë tjetër, sepse krimi ka marrë pushtet të jashtëzakonshëm i lidhur me politikën dhe pastrimin e parave.
