Si të parandaloni kequshqyerjen te mosha e tretë/ Kalleshi: Zgjidhni ushqime natyrale, jo vitamina sintetike

Në studion e “Ora News”, dietologia klinike Anila Kalleshi theksoi rëndësinë e ushqimit si burimi më i shëndetshëm dhe natyral i vitaminave dhe mineraleve, duke paralajmëruar se suplementet sintetike nuk mund ta zëvendësojnë atë.

" Ushqyerja është mjekim i heshtur. Do të thotë që nëse i referohemi mjekësisë tek ilaçet suplementet, vitaminat dhe mineralet, burimi kryesor dhe shumë i shëndetshëm është ushqimi.

Jemi mësuar që pjesa më e madhe e njerëzve duke pasur parasysh se suplementët dhe vitaminat kanë vlerat e tyre të jashtëzakonshme në përditshmërinë tonë, por jo ato të prodhuara sintetikisht, ato që gjenden brenda ushqime. Shohim shumë njerëz që vrapojnë për të blerë suplemente, vitamina dhe minerale me idenë që mund të jenë në defiçenca, mund të kenë problematika dhe këto do t'i përmirësojnë shëndetin e tyre apo do ti bëjnë mirë.

Në fakt nuk është kështu. Ushqimi është baza kryesore, ai që jep ato vitamina dhe minerale në mënyrën direkte, në mënyrën më të shëndetshme të mundshme dhe natyrisht natyrale", u shpreh Kalleshi.