Vranësira dhe shi, sinoptikania: Ja çfarë po ndodh me motin në Shqipëri? Këtë javë do kemi rritje të temperaturave
Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike kryesisht në qarqe.
Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor, ndërsa në qendër mbeten me intensitet lokalisht deri mesatar deri në ndërprerjen e tyre në të gjithë territorin nga orët e mbrëmjes.
Sinoptikania Lajda Porja për “Ora News” u shpreh se dita e sotme do të karakterizohet nga vranësira kalimtare, ndërsa tha se ndryshe nga java që lamë pas, këtë javë do të kemi rritje të temperaturave.
Ndërsa fundjava pritet të jetë shumë më e mirë se fundjava e kaluar.
NDIQNI PARASHIKIMIN E MOTIT PËR KËTË JAVË NGA SINOPTIKANIA LAJDA PORJA

