Aksidenti i trefishtë në autostradën Lezhë–Laç, humb jetën motoristi

Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë–Laç, pranë kryqëzimit të Markatomajt.

Raportohet se në ngjarje janë përfshirë dy automjete dhe një motor.

Drejtuesi i motorit mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital.

Dy drejtuesit e makinave nuk kanë pësuar lëndime.

Njoftimi:

“Në aksin rrugor “Milot–Lezhë”, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. N. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K. dhe me një automjet të ndaluar jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi V. K., 75 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Shtetasja Xh. N. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit“-njofton policia.