“Bëhen copash” në aksin Lezhë-Milot/ Dy automjete përplasen me një motor, një person në gjendje të rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2025, 07:54
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua mëngjesin e së hënës në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Shënkoll.
Në përplasje u përfshinë dy automjete dhe një motoçikletë, ku si pasojë mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
