PAMJET E PARA NGA VENDNGJARJA/ Tronditet Saranda, humbet jetën në atentat me tritol në makinë 58-vjeçari, dyshime për hakmarrje (EMRI+VIDEO)

Tronditet Saranda. Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në prag të mesnatës në qytetin bregdetar ku një automjet është hedhur në erë.

Për pasojë vritet me eksploziv në automjet 58-vjeçari Isuf Jacaj në Sarandë. Viktima rezulton ishte një person me precedentë penalë dhe baba i 31-vjeçarit Klaus Jacaj, aktualisht i arrestuar për “përkrahje të autorit të krimit”.

Klaus Jacaj është përfshirë në ngjarjen e datës 17 korrik 2025, ku Ramadan Zoto plagosi me armë në lagjen nr. 4 të Sarandës Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën nga Kamza.

Në korrik një person vendosi eksploziv në automjetin e Klaus Jacaj, duke e shkatërruar plotësisht mjetin.