Disa persona mbetën të bllokuar në Bjeshkës e Javorrit/ Trashësia e dëborës deri në 1 metër, hapet rruga

Tashmë është hapur rruga drejt Bjeshkës së Javorrit, pasi u raportua për një situatë të rënduar nga reshjet e dëborës.

Ekipi i shpëtimit ka vijuar punën në trashësi dëbore deri në 1 metër dhe më pas u bë e mundur hapja e rrugës drejt Bjeshkës së Javorrit.

Personat e bllokuar arritën të kthehen në banesat e tyre shëndoshë e mirë dhe pa asnjë problem shëndetësor.