Bie trau i fundit/ Ndërtohet rruga që ndante dy fshatrat në Kosovë e Shqipëri

Në Has ka rënë dhe kufiri i fundit që ndante Kosovën dhe Shqipërinë. Kreu I qeverisë së Prishtinës Albin kurti dhe ambasadori Petrit Malaj u bënë bashkë në inaugurimin e rrugës Pogaj  - Gorozhub që do të bëjë të mundur lëvizjen më të shpejtë në të dy anët.

Në fshatin Gorozhub të Hasit u bë inagurimi i ndërtimit të rrugës Pogaj–Gorozhub duke hequr përfundimisht ndarjen mes kosovës dhe shqipërisë. Dikur dy fshatrat ndaheshin me tel me gjemba dhe me traun e hekurt, ndërsa sot gjithçka është e lirë

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj.

Ky kufi për dekada përfaqësoi ndarjen mes Shqipërisë komuniste dhe Jugosllavisë, e më vonë, nën regjimin serb të Millosheviqit, u bë simbol i represionit ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Në vitet '98–'99, kjo zonë u godit nga bombardime në banesat e civilëve në të dy anët e kufirit nga forcat serbe. Shumë të rinj ranë dëshmorë në këto anë.

Rruga Pogaj–Gorozhub pritet të rrisë zhvillimin e zonës së Hasit, duke krijuar një lidhje të re jetike mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit.