Korçë – I riu gjendet në rrugë rëndë: Nuk mbaj mend kush ma bëri

Një i ri është gjetur i dhunuar në një lagje periferike të qytetit të Korçës pasditen e kësaj të shtune.

Kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar policinë, ndërsa i riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i riu ka fraktura të shumta në kokë dhe thyerje të gishtave, ndërsa vet i riu shprehet se nuk e mban mend kush e ka dhunuar.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit.