Të hënën nisin universitetet/ Xhelaj: Nuk pritet të ketë mbyllje të degëve, IA, mjekësia e inxhineria të preferuara
Të hënën në fakultete do të nisë viti akademik. Arjan xhelaj shprehet se numri i regjistrimeve është në rritje ku më të preferuara janë inteligjenca artificial, mjekësia dhe inxhineria. Megjithatë këtë vit nuk pritet të ketë mbyllje të degëve.
Të henën auditoret do të nisin të gumëzhijnë serish prej së hënës. Në fakultetet do të jenë dhe maturantët që fituan nëj degë, por dhe ata që kryen studimet nëj vit më parë.
Drejtuesi akademik Arjan Xhelaj tregon etapat e regjistrimit dhe pritshmeritë për këtë vit të ri akademik.
Ai shtoi se çdo vit ka degë më pak të preferuara por nuk rrezikon të ketë mbyllje të tyre.
Në vijim të negociatave të integrimit dhe universitetet kanë sfidën e bashkëpunimit me institucionet e njohura evropiane.
Paralelisht vijon dhe regjistrimi i fituesve që ende nuk kanë një degë apo dhe që arrijnë në fakultetin që preferojnë më shumë.
E ndarë në 5 fasha 48 orëshe raundi i pestë ka nisur në 29 shtator e mbyllet më 8 tetor.
