48 vajza nga Kazakistani në Tiranë/ Zbulohet rrjeti në Shqipëri, kolumbiani u bënte presion familjeve. 19 në pranga

19 persona janë vënë në pranga në Shqipëri dhe në Kolumbi për organizimin e një rrjeti prostitucioni në tiranë. Prokuroria ka vënë në hetim dhe 48 vajza të rekrutuara, ndërsa një shtetas kolumbian akuzohet si organizatori i veprimtarisë. Madje ai rekrutonte vajzat në Amerikën Latine, ndërsa kërcënonte familjet e tyre në rast se ato tentonin të largoheshin

Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me “Eurojust” zbuluan një nga rrjetet më të mëdha të prostitucionit në Shqipëri.

19 persona u arrestuan, 9 në Shqipëri dhe 10 në Kolumbi si dhe tre të tjerë u shpallën në kërkim. Në deklaratën për mediet thuhet se në hetim janë dhe 48 gra me kombësi të ndryshme

Sipas Prokurorisë së Tiranës, Lukas Betancur, 25-vjeçar dhe i arrestuar në Kolumbi ishte organizator i grupit, ndërsa kishte rolin kryesor në rekrutimin e vajzave nga vendet e Amerikës Latine dhe organizimin e udhëtimit dhe akomodimit të tyre në Shqipëri, ku më pas detyroheshin të ushtronin prostitucion.

Në rast se ndonjë nga shtetaset refuzonte të vazhdonte këtë veprimtari, mbajtja e tyre bëhej me anë të forcës dhe kanosjes ndaj tyre e familjarëve në Kolumbi, duke përfshirë edhe persona të afërt.

Ndërkohë, shtetasi Dritan Sukaj bashkëpunonte ngushtë me të për menaxhimin e rrjetit në titanë.

Po asht,u mësohet se Assel Adrysheva dhe Kejvin Ndreu ishin tutorët e disa vajzave nga Kazakistani dhe i strehonin në hotelin në Shqipëri.

Ndërsa, anëtari tjetër i grupit Denis Berisha u jepte drogë vajzave që ushtronin prostitucion e u gjente klientë.

Financiari i grupit konsiderohet shtetasi K.P i cili mblidhte të ardhurat duke investuar në kriptovaluta në llogarinw e 25-vjeçarit të arrestuar në Kolumbi.

Për aktivitetin shërbente hoteli i shtetasit Ilir Gugashit, ambient i vendosur në rrugën “Reshit Ccollaku” në Tiranë.

Operacioni ndaj rrjetit të prostitucionit konsiderohet më i madhi në vend ndërsa në gusht të vitit të shkuar u arrestuan dhe disa shtetase kineze që shantazhonin vajzat e rekrutuara kur ato donin të dilnin nga rrjeti.