Rrëmbimi dhe vra*ja e Renis Dobrës, GJKKO lë në burg vëllezërit Bushgjokaj

Gjykata e Posacme la në fuqi masën e sigurimit personal arrest në burg për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksander Bushgjokaj.

Të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 22 vjeccarit Renis Dobra, në Burrel.

Dy të tjerët Petrit Çakërri dhe Fatjon Bushgjoka nuk dolën sot para gjykatës.

Avokati ka pretenduar se kanë kaluar afatet ligjore nga  shpallja e mos kompetencës nga gjykata e Dibrës dhe dorëzimi i dosjes në gjykatën Posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ngjarja ndodhi mbremjen e 8 korrikut të këtij viti.