FOTO/ Vr*u me thi*ë mikun e tij në Babrru, ja kush është autori i dyshuar i ngjarjes

Personi që shihni në foto është 38-vjeçari Arlind Demushi, i dyshuar për vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismailgeci, mbrëmjen e së enjtes në Babrru.

Autori i dyshuar, Arlind Demushi, tashmë i arrestuar nga policia në Durrës, ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

Në dëshminë e tij, Demushi ka deklaruar se konflikti nisi pasi viktima e kishte sharë nga bashkëshortja.

Pas daljes nga lokali, teksa po ktheheshin në shtëpi, debati mes tyre u përshkallëzua në përleshje fizike.

Në kulmin e konfliktit, Demushi e ka goditur disa herë me thikë mikun e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën në vend.

FOTO/ Vr*u me thi*ë mikun e tij në Babrru, ja kush është