Kona: Formula për të shkuar në kampionat botëror është e vështirë, s'ka më ekipe të dobëta
Eksperti i sportit, Tami Kona në një intervistë në Ora News u shpreh se formula për të shkuar në një kampionat botëror është e vështirë.
Kona: Është një përballje që do vendosi shumë fatin përsa i përket rrugëtimit të Kombëtares tonë, ose më mirë për të rritur një shpresë që Kombëtarja pas 2 sukseseve që kemi bërë në eliminatoret e kampionatit Europian, prezantimi për të shkuar në një kampionat botëror sigurisht formula është e atillë që unë e kam thënë gjithmonë që formula për të shkuar në kampionat botëror është pak e vështirë.
Sepse do pak fat edhe kur hidhet shorti.
Kur u hodh shorti ne kishim Anglinë, Serbinë edhe ekipet e tjera.
Sot nuk ka më ekipe të dobëta.
Sepse në letër mund të jenë ekipe të dobëta, por kur vjen puna pastaj të përballesh me Andorrën, edhe kur të merr ndonjë pikë Luksemburgu, duket sikur nuk qenka vetëm Anglia e Serbia ekipe të forta.
