Aktgjykimi për nënkryetarin nga lista serbe ende pezull/ Berisha: Vendimet e Kushtetueses kanë çuar deputetët në shkelje të Kushtetutës
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton një afat prej 12 ditësh për zgjedhjen e nënkryetarit nga pakica serbe, mbetet ende pezull në Kuvendin e Kosovës, ndërsa në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News" këtë çështje e komentoi politikani i PDK-së, Hisen Berisha.
" Interpretimi i tij është përsëritje e vetvetes, nga qëndrimet që kemi mbajtur që nga gjykimi i parë që ka qenë në 26 qershor dhe që nga 26 korriku i solli prap në pozicion të shkeljes së Kushtetutës të gjithë deputetët.
Edhe aktgjykimi i dytë që përfundoi me 18 shtator po ashtu i solli në shkelje të Kushtetës dhe interpretimet ishin domethënë shumica që ka fituar shumicën e votave, ose mazhoranca në detyrë kanë ikur direkte tek presidentja me ato interpretimet sipas përkatësisë partiake dhe interesit partiak por duke bërë një sulm të sinkronizuar dhe degradues ndaj vetë Gjykatës Kushtetuese, me etiketime të ndryshme", u shpreh Berisha.
