OpenAI po përgatit një aplikacion të ngjashëm me TikTok

OpenAI po përgatitet për publikimin e një aplikacioni të pavarur social, i cili do të funksionojë me modelin e tyre të ardhshëm të videos, Sora 2, raporton Wired.

Aplikacioni thuhet se është shumë i ngjashëm me TikTok, me një rrjedhë vertikale videosh dhe navigim me “swipe-to-scroll”.

Megjithatë, kjo aplikacion do të krijojë vetëm përmbajtje të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, që do të thotë se përdoruesit nuk do të kenë mundësi të ngarkojnë foto apo video nga telefoni i tyre.

OpenAI do të kufizojë Sora 2 që të gjenerojë videot deri në 10 sekonda ose më pak për përdorim brenda aplikacionit. Nuk është e qartë se cilat do të jenë kufizimet e modelit jashtë aplikacionit.

Softueri do të refuzojë të gjenerojë disa video për shkak të kufizimeve të të drejtave të autorit.

Megjithatë, nuk është e qartë sa të forta do të jenë këto masa mbrojtëse, dhe Wall Street Journal raporton se OpenAI do të kërkojë nga mbajtësit e të drejtave që të heqin dorë nga përmbajtja e tyre në videot që Sora 2 gjeneron.

Sa i përket arsyes pse OpenAI po lançon një aplikacion social, Wired sugjeron se kompania ka parë një mundësi pasi presidenti amerikan Donald Trump ka shtyrë disa herë afatin për ByteDance që të vendosë biznesin amerikan të TikTok-ut nën kontrollin e SHBA-së.

Duke shtuar komponentën sociale në Sora, OpenAI ndoshta synon të tërheqë njerëzit që të përdorin modelin e tyre, duke e bërë të vështirë largimin nga aplikacioni dhe komuniteti që krijohet rreth tij.