Presidenti amerikan tallet me të majtët, vendos kapelet ‘Trump 2028’ në tavolinë gjatë negociatave
Trump postoi të martën në Truth Social foto që tregonin kapele të kuqe “Trump 2028” të vendosura mbi tavolinën ‘Resolute’ gjatë një takimi në Zyrën Ovale me liderët demokratë të hënën, në përpjekje për të parandaluar një mbyllje të qeverisë. Postimi erdhi disa orë para se mbyllja të fillonte.
Fushata e tij ka shitur kapele “Trump 2028” që nga fillimi i këtij viti.
Zëvendëspresidenti JD Vance paralajmëroi: “Mendoj se po shkojmë drejt një mbylljeje të qeverisë” pas takimit të së hënës.
Lideri i pakicës në senat, Chuck Schumer, tha se palët “kanë dallime shumë të mëdha”.
Vonë të martën, senati dështoi në një votim të fundit për zgjatjen e financimit dhe u drejtua drejt një mbylljeje, ndërsa ora shënoi mesnatën e 1 tetorit.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Abigail Jackson, tha se administrata Trump dëshiron “një rezolutë të qartë dhe të thjeshtë për vazhdimin e financimit të qeverisë – e njëjta që demokratët mbështetën vetëm 6 muaj më parë, 13 herë nën administratën Biden”.
Por sipas saj, “demokratët radikalë po mbyllin qeverinë sepse duan një listë dëshirash prej gati 1.5 trilion dollarësh, përfshirë kujdes shëndetësor falas për emigrantët ilegalë. Agjenda e tyre radikale u hodh poshtë nga populli amerikan pak më shumë se një vit më parë, dhe tani po mbajnë popullin peng”.
Liderët demokratë e minimizuan gjestin. Schumer tha se Trump “mund të shmangë një mbyllje nëse dëshiron,” ndërsa Hakeem Jeffries shtoi: “Ne nuk do të tërhiqemi” duke mbrojtur prioritetet për kujdesin shëndetësor dhe shpenzimet.
Për kujtesë, Trump kishte drejtuar një mbyllje qeverie 35-ditore në 2018–19, më e gjatë në historinë e Amerikës, gjatë mandatit të tij të parë.
