Alibej tregon rolin e Xhuliano Hoxhës në vr*sjen e Emiljano Ramazanit: Dumanit i çova pagesën 80-85 mijë euro

I penduari i drejtësisë, Erion Alibej ka rrëfyer në GJKKO rolin e Xhuliano Hoxhës në vrasjen e Emiljano Ramazanit, krim i ndodhur më 20 Korrik të vitit 2020.

Alibej, gjatë pyetjeve të bëra nga avokati i Xhuliano Hoxhës, u shpreh se ky i fundit ka pasur rolin e informatorit të lëvizjeve të viktimës. I penduari i drejtësisë ka treguar se Nuredin Dumani nuk e njihte Emiliano Ramazanin.

“Unë ia kam treguar. I kam thënë se kush është. I kam dhënë informacione edhe për Elio Bitrin.

Ne nuk kishim një plan konkret. Nuk kishim një listë. Shikonim dhe e vlerësonim si do vepronim.

Emiliano Ramazani ka qenë njëri i afërt i Talo Celës, i Mikael Qoses i vëllezërve Çopja. Kisha informacione pa fund për të”, tha Alibej.

Alibej tregon rolin e Xhuliano Hoxhës në vr*sjen e Emiljano Ramazanit:

I penduari deklaroi se ditën e ekzekutimit të Emiljano Ramazanit ka komunikuar me Xhuliano Hoxhën.

“Xhulianon e kam paguar gjatë gjithë kohës”, tha ai.

Ai theksoi se pas kryerjes së krimit, i dërgoi Nuredin Dumanit një shumë prej 80-85 mijë euro. Erion Alibej shtoi se ka qenë një vajzë me taksi, e cila ka shkuar të marrë lekët.

“Emiliano rrinte gjatë në palestër. Nga dita kur u nisëm për ekzekutimin e tij e derisa ai doli nga palestra, Xhuliano ka qenë gjithë kohës aktiv. Ka qëndruar aty dhe kemi folur bashkë në vijimësi në SKY ECC.

Për mua ishte i besueshëm informacioni. Ditën e ekzekutimit vetëm ai ka qenë informator.

Për vrasjen e Emiliano Ramazanit kam komunikuar me Nuredinin. Duhet të çoja pagesën tek rrethi tek TEG. Kam dërguar Arsen Preçin atje me 80-85 mijë euro.

Mesa mbaj mend ka shkuar një vajzë me taksi atje, që ka marrë lekët. Xhulianon e kam paguar gjatë gjithë kohës”, tha ai.