EMRI/ Zgjidhet drejtoresha e re e ISHP-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2025, 12:16
Dorina Toçi është zgjedhur drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik. Toçi do të zërë vendin e Eugena Tominit, e cila më parë ka kryer këtë detyrë.
Toçi më herët ka pasur detyrën si Përgjegjëse e Sektorit të Sëmundjeve Kronike në ISHP dhe shefe sektori në njësinë e performancës së Shëndetit Publik.
Ndërsa Eugena Tomini u largua nga detyra pasi mori postin e zëvendësministres së Shëndetësisë.
