38-vjeçari nga Tirana në kërkim pas k*rcënimeve ndaj bashkëshortes, gruaja dërgohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2025, 11:52
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 38-vjeçar, pasi ky i fundit ka kërcënuar bashkëshorten e tij përmes telefonit.
Kjo e fundit në gjendje të rënduar psikologjike ka tentuar që t’i japë fund jetës, duke konsumuar medikamente.
Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Policia shpalli në kërkim shtetasin B. S., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, bashkëshorten e tij, e cila më pas, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar disa medikamente.
Aktualisht ajo ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Ndërkohë, po punohet për shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
