EMRAT/ Tentuan të trafikonin një va*zë në Kosovë, arrestohen 2 të rinj në Morinë

Dy të rinj nga Berati 22 vjeç, dhe 18 vjeç, janë arrestuar pasi dyshohet se tentuan të trafikonin një vajzë 14-vjeçare drejt Kosovës.

Vajza ishte shpallur në kërkim nga familjarët dhe policia e Durrësit, pasi ishte larguar nga banesa më 28 shtator.

Në pranga ka rënë i riu Eldi Guri, i cili ishte drejtuesi i automjetit që ndaloi policia. Po ashtu në pranga edhe pasagjeri Aleandro Keli, për moskallëzim të krimit.

Në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll një automjet të drejtuar nga shtetasi E. G., 22 vjeç, i cili po udhëtonte me një vajzë të mitur, 14 vjeçe, dhe një tjetër pasagjer, shtetasin A. K., 18 vjeç.

Nga hetimet e para, dyshohet se 22-vjeçari po tentonte të trafikonte vajzën e mitur drejt Kosovës. Shtetasi A. K., i cili udhëtonte si pasagjer në automjet, u arrestua për moskallëzim të krimit, pasi nuk raportoi ngjarjen në organet kompetente.“, njofon policia.