Zjarr në një stallë bagëtish në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshohet 

Malësi e Madhe/ Një zjarr ka përfshirë stallën e bagëtive të një 31-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Koplik i Sipërm.

Zjarri dyshohet se ka rënë aksidentalisht. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.