PAMJET/ “Strong Eagle 10”, Forcat Speciale shqiptare dhe ato britanike stërvitje në Bizë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2025, 11:49
Forcat Speciale shqiptare zhvilluan dy javë stërvitje intensive së bashku me Forcat Speciale të Mbretërisë së Bashkuar në Bizë dhe në zonat urbane të Tiranës.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau pamje nga kjo stërvitje, teksa u shpreh se, stërvitja “Strong Eagle 10” kishte qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rritjen e kapaciteteve operacionale të forcave speciale.
““Strong Eagle 10” – dy javë stërvitje intensive mes Forcave tona Speciale dhe atyre të Mbretërisë së Bashkuar në Bizë dhe në zonat urbane të Tiranës me qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rritjen e kapaciteteve operacionale të forcave speciale”, shkroi Vengu, në një postim në rrjetet sociale.
