ROKADË NË POLICINË E SHTETIT/ Eduart Merkaj, drejtori ri i AMP-së, gati lëvizjet në Tiranë, Shkodër dhe ...

Eduart Merkaj është emëruar si drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në vend. Emërimi i Merkajt vjen pas dorëheqjes së ish-drejtorit Florjan Sulejmani. 

Sulejmani i ka dorëzuar dorëheqjen më 9 korrik ministrit të Brendshëm të atershëm, Ervin Hoxha. 

Eduart Merkaj është emëruar në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore (AMP), duke zëvendësuar Florjan Sulejmanin, i cili dha dorëheqjen në korrik 2025.

Merkaj ka mbajtur më parë pozicione si drejtues i policisë kufitare, specialist në sektorin antikorrupsion të Policisë së Shtetit, shef i forcës së posaçme operative dhe drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale.

Ai gjithashtu ka shërbyer si Oficer i SHISH në Vlorë dhe Tiranë dhe ka drejtuar Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme pritet të firmosen dhe një sërë lëvizjesh në radhët e krerët e Policisë së Shtetit në rrethe.

Burime për “Ora News” bëjnë me dije se priten lëvizje të krerëve të Policisë në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Berat, Gjirokastër, etj.