Nga Prespa në Pogradec/ Ekspozita e parë rajonale e fotografisë promovon destinacionet juglindore
Në ditën e turizmit në Pogradec u prezantuan fotot që pasqyrojnë bukuritë e rralla të natyrës së zonës.
Për profesionistët e aparatit, nuk është e rëndësishme se cili e ka bërë shkrepjen, por se çfarë ajo pasqyron
Feliks Bilanit thekson madje se promotore më e mirë e turizmit është fotoja amatore pa elementë të përpunuar brenda saj.
Në ekspozitë, me çmim të parë u vlerësua fotografia në liqenin e Prespës e shkrepur nga Aida Dhefto ndërsa me çmim u vlerësua edhe një pasardhëse e fotografit të shquar korçar Kristaq Sotiri, Xhulia Pecani që po ashtu konkuroi me foto nga Pogradeci, qytet të cilin Sotiri e dashuronte.
Aida Dhefto çmimi parë
Xhulia Pecani çmimi 3 të
Ekspozita e fotografive me titull udhëtim vizual në zemër të juglindjes ishte e pari në llojin e saj që vendos në qendër destinacionet rajonale duke bërë bashkë 18 konkurentë nga i gjithë qarkum
