Të papërgjegjshëm në rrugë/ Skuterat elektrikë dhe biçikletat nuk respektojnë sinjalistikën

Deri në vitin 2030 policia synon të ulë ndjeshëm numrin e aksidenteve në shqipëri. Në konsultim publik tashmë është publikuar strategjia ku paraqitjen gjetjet em shkeljet më të shpeshta.

Mungesa e durimit dhe respektit mes përdoruesve të rrugës shihet si një nga faktorët e ngjarjeve rrugore. po ashtu me shqetësim shihet shpërfillja e rregullave, përdorimi i celularëve gjatë drejtimit apo ecjes, shpejtësia dhe drejtimi i pakujdesshëm janë shkaqet kryesore të aksidenteve.

Në shumë raste, fajësimi i të tjerëve dhe mospranimi i përgjegjësisë personale rëndon më tej situatën.

Një fenomen i ri me pasoja serioze është përdorimi i pakontrolluar i skuterëve elektrikë. Kalimi me të kuqe, lëvizja në drejtim të kundërt, përdorimi i trotuareve dhe manovrat e rrezikshme janë sjellje të shpeshta që shpien në lëndime të rënda, shpesh të krahasueshme me ato nga motoçikletat. Lëndimet në kokë mbeten më të përhapurat, për shkak të mosmbajtjes së kokoreve.

Çiklistët shpesh rrezikohen nga shkelja e rregullave, ecja në trotuare, kundër rrjedhës së qarkullimit dhe mosmbajtja e kokoreve, duke e rritur ndjeshëm probabilitetin e aksidenteve.

Këmbësorët, nga ana tjetër, shpesh kalojnë jashtë vijave të shënjuara, shpërfillin semaforët apo përdorin celularët gjatë kalimit të rrugës, duke ecur në rrugën më të shkurtër në vend të asaj më të sigurt. Ndërkaq dhe kalimi në akse rrugore kur nuk është e lejueshme sjell aksidente të rënda ndërsa të moshuarit janë ata që kanë më shumë ngjarje fatale nga përplasjet.

Megjithë këto probleme në strategji thuher se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm: numri i viktimave në rrugë ka rënë me gati 49% krahasuar me vitin 2010.

Nga 352 vdekje në atë vit, në vitin 2024 u regjistruan 175 viktima. Ky trend në rënie është në përputhje me objektivat e BE-së për reduktimin e fataliteteve dhe mbështet qasjen e asaj që në material titullohet “Vizioni Zero”. Një ndër pikat e strategjisë është dhe modernizimi i të dhënave digjitale të aksidenteve për marrjen e masave me qëllim mbajtjen nën mbikqyrje të zonave me risk