Vr*sja e Klevis Lleshit/ GJKKO lë në burg autorin e dyshuar Sabah Nuzi, Samet Loka në arrest shtëpie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2025, 11:53
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur masat e sigurisë për dy të arrestuarit në lidhje me vrasjen e Klevis Lleshit.
Pas seancës së zhvilluar këtë të premte në orën 10:00, Sabah Nuzi është lënë në arrest me burg, ndërsa Samet Loka është lënë në masën e arrestit në shtëpi.
Sabah Nuzi, i cili dyshohet nga Prokuroria si ekzekutori i Lleshit kundrejt një shume prej 50 mijë eurosh, ka mohuar akuzat gjatë seancës gjyqësore. Ai nuk ka pranuar përfshirjen në atentatin ndaj 32-vjeçarit Klevis Lleshi, i cili u vra në vitin 2020.
