Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

Një trup i pajetë u bë “viktimë” e një pritjeje absurde, duke qëndruar për orë të tëra brenda avionit të Air Albania, së bashku me pasagjerët që udhëtonin drejt Milanos.

Fluturimi u vonua për më shumë se 6 orë, ndërsa arkivoli, në vend të udhëtonte në qetësi, u kthye në simbolin më tragjik të kaosit në këtë kompani.

Pasagjerët u mbajtën në bord pa informacion, në nxehtësi dhe pasiguri, ndërsa kompania nuk dha asnjë sqarim për vonesën.

Në pistën e Rinasit, Air Albania dëshmoi sërish se as të gjallët e as të vdekurit nuk e kanë të sigurt një fluturim normal.

Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme dhe nuk ka kohe te mjaftueshme për t’i bere ritet e nevojshme. /Piranjat.al