''ID digjitale për të frenuar emigracionin ilegal''/ Hasani: Çdo qytetar britanik do pajiset me këto karta

Avokati në Londër,  Naim Hasani në një intervistë në Ora News u shpreh qeveria britanike ka dhënë sot njoftimin se çdo qytetar britanik mbi 18 vjeç duhet të pajiset me karta identiteti digjitale dhe kjo bëhet për të frenuar fenomenin e ardhjes së emigrantëve ilegalë në Britani.

Hasani: Problemi i pajisjes së qytetarëve me karta identiteti digjitale përpara referoheshin si karta identiteti ka qenë një gamë e gjerë diskutimesh që në kohën kur ka qenë kryeministër Tony Blair.

Ka qenë ai ideatori i njoftimit për mundësinë e pajisjes së qytetarëve britanikë me karta identiteti.

Por duke parë se në atë kohë qeveria britanike u has me një presion të jashtëzakonshëm dhe qeveria e Tony Blair u tërhoq.

Në atë kohë edhe qeveria e David Cameroon e partisë Konservatore mendoi një gjë të tillë por që qeveria e Boris Johnson e hodhi poshtë.

Dhe është tani qeveria e kryeministrit Starmer e cila duke u përballur me një valë të madhe të emigrantëve që vijnë nga Franca drejt Britanisë me gomone po mundohet në çdo mënyrë të gjejë mënyra inovative për të ndaluar emigrantët e paligjshëm.

Njoftimi i cili është shpallur sot nga qeveria britanike ka të bëjë me çdo qytetar britanik mbi 18 vjeç duhet në mënyrë të detyruar të pajiset me karta identiteti digjitale nga ana e shtetit britanik.

Kjo bëhet me qëllim të drejtpërdrejtë për të frenuar fenomenin e ardhjes së emigrantëve ilegalë në Britani dhe dhënien e mundësisë së tyre për të punuar në ekonominë e zezë.