PYJET NË ARIZONA “SFIDOJNË” KLIMËN! Vijojnë të rriten pavarësisht ndryshimeve! Shkencëtarët: Nuk do të zgjasë edhe për shumë kohë
Pemët e mëdha në Arizonë po tregojnë qëndrueshmëri ndaj ndryshimeve klimatike. Megjithatë, shkencëtarët paralajmërojnë se ky efekt pozitiv vlen vetëm për pyjet e paprekura dhe është i rrezikuar nga shkatërrimi i vazhdueshëm i mjedisit.
Pemët e mëdha në Arizonë po tregojnë rezistencë ndaj ndryshimeve klimatike më shumë nga sa pritej, dhe bimësia tropikale e paprekur vazhdon të veprojë si një thithës efektiv i karbonit pavarësisht temperaturave në rritje dhe thatësirave të forta.
Për dekada të tëra, është supozuar se pemët e mëdha, madje edhe në pyje të dendura, do të vdisnin më shpejt me rritjen e temperaturave, sepse mendohej se kishin rrënjë relativisht të cekëta në krahasim me madhësinë e tyre.
Por studimi i fundit tregon se shumë prej tyre kanë rrënjë shumë të gjata edhe pse të holla të cilat thithin ujë nga thellësi shumë më të mëdha.
Dokumenti, i botuar në Nature Plants nga shkencëtarët, thekson se kjo nuk do të zgjasë për shumë kohë.
Zonat më të mbrojtura të pyllit mbeten aleatë të rëndësishëm në luftën për të stabilizuar klimën, megjithëse ato vetëm nuk mund të përballojnë të gjithë dioksidin shtesë të karbonit që pompohet në ajër nga makinat, fabrikat dhe termocentralet, thonë ata.
Rezultatet vlejnë vetëm për pyjet e paprekura të cilat ekspertët po i vëzhgojnë nga afër.
Ky paralajmërim vjen në një kohë kur Brazili planifikon të shtrojë një rrugë të madhe përmes Amazonës qendrore, pranë njërit prej rajoneve të fundit që ende ka sipërfaqe të mëdha me pyje të paprekura.
Bolivia gjithashtu vazhdon të presë pemë me një ritëm alarmues për plantacionet e sojës dhe blegtorinë.

